Liqenet dhe sheshet destinacionet e fundjavës në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parqet dhe sheshet kryesore në Tiranë janë kthyer sot në destinacionin e qytetarëvë për orët e liridaljes.

Gjatë së dielës, nuk ka patur vetëm nga ata që janë te lejuar të lëvizin, por ka edhe nga ata që kanë thyer rregullin e lëvizjes, duke dalë më herët apo edhe duke qëndruar pas orarit. 

Tirana ishte e pensionistëve deri  në 10:30.

Ata kishin dalë herët për shëtitjen e së dielës. Për të respektuar rregullat anti-Covid, pensionistët dalin të shoqëruar vetëm nga një person.

Kohën disa e konsiderojnë të përshtatshme, pasi thonë se zgjohen herët.

Por të tjerë e konsiderojnë të pamjaftueshëm orarin.

Pas orës 9:30, gjyshërit duhet t’ua lënë vendin nipave dhe mbesave.

Prindërit me fëmijët me padurim presin fundjavën për të shijuar kohën e mirë pranverore, qoftë në sheshe, qofte në parqe.

Piknikët janë aktiviteti më i shpeshtë i fundjavës. Kodrat e liqenit të Farkës ishin të mbipopulluara.

Dy nga destinacionet më të frekuentuara në Tiranë janë Parku i Liqenit Artificial dhe ai i Farkës.

Por nuk mungojnë as shëtitjet në pedonale dhe sheshet kryesore të qytetit./Ora news/

Share This Article