Një shqiptar ndërron jetë në burgun grek

albnews
By
1 Min Read

Një 36 vjeçar shqiptar është gjendur i pajetë në qelinë e tij në një burg në Trikala, Greqi.

Të burgosurit shprehen se papritur ai u rrëzua në tokë mbrëmjen e djeshme.

Ambulanca e dërgoi 36 vjeçarin në spital ku u konfirmua se kishte ndërruar jetë.

Mediat greke shkruajnë se ai dyshohet të ketë vdekur nga shkaqe patologjike.

Por mjekët shprehen se do të jetë autopsia që do të zbulojë shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Share This Article