Lira në kolaps pas dëbimit të ambasadorëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lira turke prek një tjetër rekord negativ, pas dëbimit të urdhëruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan të 10 ambasadorëve perëndimorë nga Turqia, përfshirë ata të SHBA -së, Gjermanisë dhe Francës.

Monedha kombëtare turke u zhvlerësua me më shumë se 2,0% brenda një dite.

Erdogan kërkoi dëbimin e ambasadorëve të Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Suedisë dhe SHBA-së, të cilët kërkuan lirimin e një disidenti politik.

Ndërkohë, pritet një ulje prej 16% e interesit për kreditë e bankave shtetërore turke.

Ndër bankat në fjalë është edhe ”Halk Banka”, e përfshirë në një hetim në SHBA, e akuzuar se ka ndihmoi në krijimin e një skeme për t’iu shmangur sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Share This Article