Lirohen 5 protestuesit e arrestuar të PD më 17 prill, Apeli ndryshon masën e sigurisë

albnews
By
1 Min Read

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur këtë të hënë ndryshimin e masës së sigurisë për 5 protestuesit e arrestuar në flagrancë gjatë protestës së Partisë Demokratike të mbajtur më 17 prill 2026 në Tiranë.

Të arrestuarit ishin mbajtur në burg deri më tani, ndërsa Apeli vendosi zëvendësimin e masës “Arrest në burg” me “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Personat e liruar janë:

Klemend Çuçka

Bujar Tusha

Henri Shapllo

Mirvet Toçilla

Sem Bici

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit Tiranë ka përcaktuar:

“I. Ndryshimin e masës së sigurimit personal nga ‘Arrest në burg’ në ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’;
II. Lirimin e menjëhershëm për protestuesit e datës 17.04.2026.”

Pesë protestuesit u arrestuan pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së opozitës në kryeqytet, ndërsa procedurat ndaj tyre pritet të vijojnë në organet e drejtësisë.

Share This Article