Lirohen një pjesë e emigrantëve të arrestuar në Misisipi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth gjysma e 680 emigrantëve pa dokumente të arrestuar gjatë një operacioni në nivel federal, janë lënë të lirë prej autoriteteve. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa fabrika përpunuese në Misisipi.

Por në një moment të caktuar emigrantët e liruar duhet të paraqiten përpara një gjykatësi që trajton çështje të emigracionit. Pothuajse të gjithë 680 migrantët e kapur janë nga Amerika Latine.

Agjentët e Emigracionit e Doganave, njoftuan ndërkaq se emigrantët e tjerë u transportuan në ambientet e paraburgimit në Luiziana dhe Mississippi.

Disave prej tyre u janë vendosur monitorë elektronikë në këmbëve në pritje të caktimit të një date për procesin gjyqësor. Operacioni përfshiu 6 qytete të ndryshme të Misisipit.

Asnjë nga kompanitë ku u zhvilluan kontrolle nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë çështje.

Sipas zyrtarëve të emigracionit asnjë arrestim nuk është kryer në bazë të udhëzimeve të reja për deportim të përshpejtuar, të lëshuara nga agjencia e Emigracionit e Doganave në muajin korrik, pasi agjentët janë “ende në proces trajnimi”. /voa

Share This Article