Ministria britanike e Mbrojtjes: 4 qytete ukrainase të jenë rrethuar nga forcat ruse

albnews
By
1 Min Read

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar të dhënat më të fundit nga inteligjenca britanike sa i përket situatës në Ukrainë gjatë këtij mëngjesi.

Raportohet se shkalla e sulmeve ajrore dhe këmbësorisë ruse, ka rënë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten në duart e ukrainasve. Megjithatë këto qytete  së bashku edhe me Sumy, janë “të rrethuara nga forcat ruse”.

“Forcat ruse po avancojnë në jug të vendit – në qytetin port Mykolaiv. Ekzistojnë gjasa reale se disa forca do të tentojnë të rrethojnë dhe nisen drejt qendrës së Odessas”, thuhet në kumtesën e ministrisë britanike të Mbrojtjes.

https://twitter.com/DefenceHQ/status/1500000875095408640
Share This Article