Liverpool e fiton betejën me Atleticon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli e ka fituar betejën me Atletico Madridin, duke triumfuar 3-2 në “Wanda Metropolitano”.

Atletico dhe Liverpooli ka dhuruar spektakël në “Wanda Metropolitano”, sfidë që u mbyll me fitoren e mysafirëve 2-3.

Salah në minutën e 8’ dhe Keita në minutën e 13’ shënuan dy gola të shpejtë për 0-2 që i befasuan vendasit.

Por, Atletico reagoi dhe me dy gola të Antoine Griezmann, në minutat 20 dhe 34, barazuan gjithçka.

Në pjesën e dytë, në minutën e 52’, Griezmann bëri një ndërhyrje të rrezikshme, dhe u përjashtua me të kuq.

Kjo e ndryshoi takimin, pasi në minutën e 76’, mysafirët fituan një penallti të cilën Salah e shndërroi në gol, për t’ia dhuruar tri pikë Liverpoolit.

Share This Article