Sporti në zi, 3 lojtarë të tjerë nga e njëjta skuadër humbën jetën nga tërmeti në Turqi

albnews
By
1 Min Read

Sporti turk është në zi, pasi tre lojtarë të së njëjtës skuadër rezultojnë se kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve shkatërrimtare që goditën në orët e para të së hënës Turqinë dhe Sirinë.

Bëhet fjalë për tre volejbollistë të ekipit të Malatya BBSK, Resul Gün , Görkem Can Gündüz dhe Tunahan Yıldız.

Kujtojmë se, mes viktimave janë gjetur pak ditë më parë edhe çifti i volejbollistëve Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir. 27-vjeçarja Betul dhe bashkëshorti i saj u gjetën nën rrënoja pranë njëri tjetrit pa shenja jete.

Betul, e cila luajti për një kohë të gjatë në ekipin e volejbollit të femrave Merinos dhe u largua nga ky sport para sezonit të ri, u martua me bashkëshortin e saj volejbollist, Bedreddin.

Share This Article