Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës EFL ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit është mbyllur pa gola.
Finalisti i kësaj gare do të vendoset në javën tjetër në stadiumin “Emirates”, por përparësi do të kenë “revolveristët” pasi morën rezultat pozitiv në “Anfield”.
Skuadra e Arsenalit luajti me 10-të lojtarë në fushë për afër 70 minuta për shkak të kartonit të kuq që e mori mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Reprezentuesi i Zvicrës u përjashtua nga loja në minutën e 24-të pasi ndërhyri ashpër në Diogo Jotan afër zonës së rrezikshme.
Arsenali u mbrojt në mënyrë të përkryer deri në fund, ndërsa gjuajtjen e parë në kornizën e portës e bëri në minutën e 71-të. Bukayo Saka u ndal nga portieri Alisson.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet të enjten e ardhshme në orën 20:45.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë kundër Chelseat në finale në stadiumin “Wembley”, në fundin e muajit shkurt.
Chelsea e eliminoi nga gara Tottenhamin, pasi të mërkurën e mposhti me rezultatin e përgjithshëm, 3:0.

