Liz Truss dorëhiqet si kryeministre e Britanisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liz Truss ka paraqitur dorëheqjen e saj si kryeministre e Britanisë së Madhe.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo në një konferencë nga jashtë zyrës së kryeministrit.

Truss deklaroi se do të qëndrojë në detyrë deri në përzgjedhjen e zëvendësuesit të saj.

Duke folur jashtë Downing Street, ajo thotë se i ka thënë mbretit Charles se po jep dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore.

“Familjet ishin të brengosura sesi do t’i paguajnë faturat. Kemi pasur këtu edhe luftën e Putinit në Ukrainë. Anëtarët e Partisë Konservatore më kanë zgjedhur që ta ndryshojë këtë. Kemi pasur vizion për ulje të taksave dhe rritje ekonomike.

Megjithatë, këtë mision nuk e përmbushëm. Kam njoftuar mbretin se po japë dorëheqje nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe si dhe kryetare e Partisë Konservatore. Do të mbeten në këtë post derisa të zgjidhet kandidati i ri”, tha Truss para gazetarëve.

Truss në fillim të shtatorit mori postin e kryetares së Partisë Konservatore dhe të kryeministres së Britanisë së Madhe nga pasuesi Boris Johnson.

Me shkuarjen e ministrit të Financave Kwasi Kwarteng, Truss tentoi “të shkund” ekonominë britanike dhe pranoi se gjatë një bisede me Këartengun, shpalosi planin ekonomik që ekskluzivisht i qaset sistemit tatimor.

Megjithatë, në vend të kësaj, Truss shkaktoi një tërmet financiar në treg. Zvogëlimi i tatimit dhe vlerës së funtës, bëri që të reagojë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që njoftoi se lëvizjet e Truss ishin të pamenduara.

Share This Article