Liza Franketin, gruaja e parë në krye të marinës amerikane

albnews
By
1 Min Read

Presidenti amerikan Xho Bajden ka emëruar Lisa Franchetti-n për të qenë në krye të marinës, hera e parë që një grua është emëruar në krye të një dege të ushtrisë.  

Franketi, ish drejtore e flotës së gjashtë amerikane dhe forcave detare në Korenë e Jugut, ka shërbyer gjithashtu edhe si komandante e avionmbajtëseve të sulmit. 

Që ajo të zyrtarizohet duhet të marrë edhe miratimin e senatit. Veterania  38-vjecare është e dyta grua që ka arritur të ketë rangun e një admirali me katër yje. 

Në një deklaratë, presidenti Bajden vlerësoi atë që e quajti ekspertizë e zgjeruar e Franketit si në fushën operacionale ashtu edhe ato të politikave ushtarke. 

Sipas mediave amerikane, admiral Franketi nuk ishte zgjedhja e parë e sekretarit të mbrojtes Lloid Austin, i cili kishte rekomanduar Samuel Paparon për të qenë shefi i ardhshëm i marinës. Paparo u ngrit në detyrë nga Biden, duke u emëruar komandant i forcave ushtrake amerikane në Paqësor. 

Share This Article