Lluka: Trepça nuk guxon të jetë në tryezën e bisedimeve

albnews
By
2 Min Read

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka ka thënë se Trepça nuk guxon të jetë temë në tryezën e bisedimeve.

Lluka tha se çdo vendim për Trepçën është vendim sovran i Parlamentit të Kosovës dhe si i tillë nuk ka çka të bisedohet lidhur me Trepçën.

“Është një pjesë e rëndësishme, pra Trepça në veri të Kosovës dhe si e tillë ne kemi vazhduar dhe kemi regjistruar edhe ligjin mbi Trepçën dhe jemi në proces të regjistrimit të Trepçës, prandaj duke qenë pjesë e sovranitetit të Kosovës, Trepça nuk është temë që guxon të përdoret në tryezën e bisedimeve sepse nuk ka asnjë arsye. Çdo vendim për Trepçën është vendim sovran, është vendim i Parlamentit të Kosovës dhe si të tillë, nuk kemi çka të bisedojmë lidhur me Trepçën”, ka thënë ministri Lluka, për Ekonomia Online.

Lluka tha se Trepça është tërësisht në territorin e Kosovës, ku 80 për qind të këtyre aksioneve i bartë Qeveria e Kosovës ndërsa 20 për qind punëtorët e kësaj ndërmarrje.

“Trepça është një aset i Kosovës tërësisht në territorin e Kosovës dhe është një ndërmarrje të cilën Qeveria e Kosovës ka aksione rreth 80 për qind kurse punëtorët e Trepçës i kanë rreth 20 për qind”, tha ai.

Lluka thotë se është i bindur se kjo ndërmarrje do të ecë tutje në bashkëpunim me pjesën veriore.

Ministri Lluka theksoi se njësia e Trepçës në veri, Jug dhe Kishnicë janë pjesë e përgjithshme e Trepçës.

Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka miratuar statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”.

Pas miratimit të statutit nga Qeveria dhe Kuvendi ka reaguar Bashkimi Evropian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply