Londër, 4 fëmijë humbin jetën si pasojë e zjarrit në një shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarri u arrit të shuhet për rreth një orë e gjysmë me ndërhyrjen e tetë automjeteve dhe 60 pjesëtarëve të skuadrës zjarrfikëse

Njoftohet se katër fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një shtëpi në kryeqytetin e Britanisë, Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga autoriteti zjarrfikës i Londrës thuhet se zjarri shpërtheu për arsye ende të paqarta në orët e natës në një shtëpi në zonën Sutton në jug të qytetit.

Zjarri u arrit të shuhet për rreth një orë e gjysmë me ndërhyrjen e tetë automjeteve dhe 60 pjesëtarëve të skuadrës zjarrfikëse.

Deri në ardhjen e ekipeve të ambulancës, katër fëmijëve iu dha ndihma e masazhit kardiak dhe pas dërgimit të tyre në spital u njoftua se ata kanë humbur jetën.

Komisari i njësisë zjarrfikëse të Londrës, Andy Roe, theksoi se të gjithë janë të trishtuar thellësisht nga humbjet e jetëve.

Në një deklaratë nga policia e Londrës u njoftua se shkaku i zjarrit po hetohet dhe se askush nuk është arrestuar.

Share This Article