LSI: Raporti i Venecias, goditja e tretë përfundimtare për Ramën

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Komisioni i Venecias konfimoi se Presidenti i Republikës në të gjithë veprimet e tij, ka zbatuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe çdo vendim për shkarkimin e tij ishte thjeshtë dhe vetëm një tentativë rilindase për të shantazhuar dhe kapur institucionin e Presidentit të Republikës.

Në një prononcim për median nga selia e LSI-së, kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili tha se Venecia i dha shumë të drejtë Presidentit të Republikës I cili ndali puçin antikushtetues të përgatitur me kujdes nga Rilindja për të rrëmbyer dhe kapur Gjykatën Kushtetuese në grushtin e saj.

Deklarata e Vasilit:

Venecia sqaroi qartë rolin e ish-kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani dhe i quajti në mënyrë të qartë dhe të prerë vendimet e tij si incidente të rënda që krijuan konflikt në mes të institucioneve, pra Dvorani ishte një instrument i qartë në duart e Rilindjes në funksion të puçit antikushtetues për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese. Njëherazi, jo i vendos vulën përgjegjësisë së rëndë penale që rëndon mbi këtë individ, i cili duke shpërdoruar ligjin, Kushtetutën dhe institucionin e tij, krijoi turbullirat e një premise kushtetuese dhe i shërbeu një skenari që ishte një goditje në kokë e shtetit ligjor në Shqipëri.

Tanimë, ndryshe nga pretendimet vërtetë qesharake, mjerane, alla Balla, të tipit Balla, sot SPAK-u, i cili ka në dorë dosjen e Dvoranit e ka të provuar 100% fajësinë e tij dhe nuk ka më asnjë arsye të vonojë dhe të ndalet për të proceduar penalisht këtë person që ka shpërdoruar në mënyrën më të rrezikshme detyrën dhe institucionin e tij në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese, e njëherazi ka evidentuar ai me veprimet e tij, por edhe Venecia sqaron qartë, rolin aktiv shumë të gabuar, antikushtetues të Kuvendit të Shqipërisë, i cili u bë pjesë e këtij skenari me veprimet e tij, me refuzimin e bashkëpunimit dhe desktruktivitetin e tij, së bashku dhe me pjesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Venecia ka qenë sigurisht goditja e 3-të përfundimtare pas 3 momenteve të jashtëzakonshme. Pas raportit të ODIHR për votimet e 2019 i cili bëri skanerin e një shteti inegzistent dhe antiligjor. Pas 15 kushteve që i vendosën vulën qeverisjes kriminale në Shqipëri dhe Venecia e cila i vendosi vulën shpartallimit të rendit juridik, të shtetit ligjor në Shqipëri, duke vërtetuar që ora e Ramës dhe e të tjerëve që janë rreth këmbëve të tij, pecet e këmbëve të tij, ka mbaruar.

Share This Article