Ja çfarë ndodhi mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit holandez

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bërdo të Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin e organizuar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Por pak para se të hyjnë brenda godinës, Rama shfaqet duke ecur në prani të homologut të tij holandez, Mark Rutte.

Pranë derës, as Rutte dhe as Rama nuk pranojnë të hyjnë të parët duke respektuar njëri-tjetrin.

Në këtë takim po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

https://www.facebook.com/watch/?v=2034567683390534
Share This Article