“Lufta me Greqinë, çështje kohe”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke, Devlet Bahçeli deklaroi se lufta me Greqinë është “vetëm çështje kohe”.

”Është e pakonceptueshme t’i kthejmë shpinën interesave tona historike në Mesdhe dhe Egje,” tha Bahçeli në një deklaratë të raportuar nga faqet arabe të lajmeve.

“Duket se oreksi dhe dëshira e Greqisë për t’u hedhur në det është shtuar përsëri”, vazhdoi politikani ultrakonservator i cili tha se  “qëllimi i Greqisë është të vijë përsëri dhe të pushtojë tokat tona nga ku ne I dëbuam 98 vjet më parë. Praktikisht, po përballemi me një plan të ri pushtimi ”, ishte komenti i tij.

Bahceli, i cili është një aleat i partisë turke në pushtet, vazhdoi: “Nga tani e tutje, qëndrimi dhe sjellja e Greqisë do të jetë ajo që do të përcaktojë tensionet në rritje, nëse do të shkaktojnë gjakderdhje apo konfrontim”. Përpara pak ditësh, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se palët kishin rënë dakord të uleshin në tryezën e bisedimeve, por kjo u mohua nga Athina. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se grekët në fillim kishte qenë dakord për bisedime, pastaj ishin tërhequr. “Ajo që po gënjen është Greqia dhe jo sekretari i përgjithshëm. Athina e tregoi dhe një herë se nuk e do dialogun”,  u shpreh Cavusoglu.

Share This Article