Lufta në Ukrainë, rusët dhe mercenarët e Wagner marrin Bakhmutin

albnews
By
1 Min Read

Autoritetet ruse në republikën e vetëshpallur të Donetskut bëjnë me dije se trupa e Putin së bashku me mercenarët e Wagner kanë marrë kontrollin e qytetit të Bakhmutit.

Përleshje të ashpra u regjistruan në orët e fundit në Bakhmut, i cili prej 5 muajsh ishte bërë kryeqendra e luftimeve mes ushtrisë ruse dhe asaj vendase.

Të dhënat nga fronti bëjnë me dije se ishin mercenarët e Ëagner ata që çanë mbrojtjen ukrainase për të rrethuar Bakhmutin dhe Soledarin.

Më herët, Rusia raportoi për një masakër mes trupave ukrainase në Bakhmut, lajm që u rrëzua disa orë më parë.

Presidenti Zelensky nga ana tjetër shkroi se qyteti i Bakhmutit vijon të rezistojë pavarësisht luftimeve të orëve të fundit.

Share This Article