Lufthansa njofton për ndërprerjen e 1300 fluturimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot ndërprerjen e 1300 fluturimeve për të enjten dhe të premte, pasi dështoi në bllokimin para drejtësisë të një thirrjeje për grevë nga sindikata e ekuipazhit “UFO”.

“Rreth 2300, nga 3000 fluturime të parashikuara të enjten, do të kryhen dhe 2400 të premten nga 3000 të parashikuara më parë. duke prekur kështu rreth 180000 pasagjerë”, theksoi kompania në një komunikatë.

“Greva do të fillojë sot në orën 23:00 GMT dhe do të zgjasë deri të premten në orën 23:00 GMT. Ajo do të përfshijë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane, që do të jenë brenda vendit ose ndërkombëtare”, sipas UFO.

“Sindikata vendosi ta ndërmarrë këtë lëvizje sociale për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të “Lufthansa”-s për të negociuar mbi pretendimet e saj”, theksoi UFO në një komunikatë./ATSH/ 

Share This Article