Lugina e Drinit, peizazhe me bukuri të rralla këto ditë vjeshte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bukuri natyrore që të lënë pa frymë dhe thesare të trashëgimisë arkeologjike shtrihen përgjatë luginës së Drinit, që nis nga Vau i Dejës e shtrihet sipër në Koman për të përfunduar me Fierzën.

Peizazhi tërheqës e me bukuri të rrallë në këto ditë vjeshte ofron një spektakël ngjyrash mes të verdhës, të kuqërremtës dhe okrës.

Drini që mban fshehur ishullin e Sardës apo të Shurdhahut, ku kishin selinë Dukagjinët, qendër ndërlidhëse e rëndësishme deri në shekullin e XV mes Malësisë, Mirditës dhe Zadrimës të josh me ngjyrat e kësaj vjeshte.

Lugina e Drinit fsheh jo pak site antike gjatë rrjedhës së tij, por është edhe një pasuri më vete për shkak të shumëllojshmërisë së specieve që e gjallojnë.  Rrjedha e Drinit zotëron një pasuri prej 4 mijë speciesh dhe mikrogjallesash.

Lugina e Drinit është një dëshmi e vlerave të mëdha natyrore, turistike, hidrologjike e kulturore. Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 335 km gjatësi në total. Ai derdhet në Detin Adriatik afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. /ATSH/

Share This Article