Pavijoni shqiptar në edicionin e 59-t të Bienales së Venecias do të prezantojë veprën e Lume Blloshmit. Nën titullin “Lumturi Blloshmi. Nga e para” pavijoni ndërthur një qasje në botën personale të saj, një lloj arkivi virtual dhe një dokumentar eseistik.
Blloshmi që e nisi karrierën në vitet 1980 në rrekje për t’iu shmangur realizmit socialist, pas viteve ’90 ajo ishte një nga të paktët artistë të brezit të saj që arriti të krijojë qartë një marrëdhënie mes vetes dhe kontekstit social-politik
Blloshmi është artistja e parë femër që përfaqëson Shqipërinë me një prezantim personal në Venecia, nën konceptin kuratorial të Adela Demetjes.
Këndvështrimi i saj ishte ai i një gruaje të fortë që kritikonte dhe provokonte me humor pushtetin e dominuar nga burrat. Punimet e saj në pikturë, fotografi, instalacion dhe performancë karakterizohen nga një mënyrë ironike dhe satirike e pasqyrimit dhe tejkalimit të realitetit në të cilin ajo jetonte.
Blloshmi u ka rezistuar pa u lodhur regjimeve dhe zhvillimeve të ndryshme duke ndërtuar veprën e saj bazuar në përvoja personale. Ajo u nda nga jeta një vit më parë.