“Lungomare 3” – Rama inspekton punimet: Pedonalja do të jetë spektakël i paparë, do të kthehet si zonat e plazheve në Spanjë e Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e ri të “Lungomare 3”, i cili shtrihet përgjatë vijës bregdetare nga tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë deri në Radhimë dhe Orikum.

Rama tha se zhvillimi i mëtejshëm i  zonave me potencial të lartë turistik do të jetë një nga përparësitë e punës për sezonet e ardhshëm turistikë.

“Kthimi i saj në pedonale do të jetë një spektakël i paparë, do ta bëjë këtë zonë si ato zonat më të populluara gjatë plazhit në Spanjë e në Greqi. Orikumi, Borshi dhe Ksamili janë tre zona me një potencial të madh. Ndërhyrja këtu, siç bëmë në Vlorë, do të ndryshojë tërësisht pamjen.” u shpreh kryeministri Rama.

Share This Article