ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve 3 hours ago
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte 3 hours ago
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in 3 hours ago
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta” 3 hours ago
Vrasja e vajzës keniane drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna: E di kush është vrasësi 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

LVV në Shqipëri e shpall Vuçiqin “persona non grata”

albnews by albnews
25 November, 2019
in Albania
0
LVV në Shqipëri e shpall Vuçiqin “persona non grata”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri, përmes një njoftimi për media, ka theksuar se marshimi paqësor qytetar më datën 28 nëntor, i ka shqetësuar propozuesit e idesë së “mini-Schengenit”.

“Së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur kërcënueshëm ndaj këtij aktiviteti publik.

Pse duhet ta shqetësojë Vuçiqin një aktivitet paqësor, që kërkon, ndër të tjera, zbatimin nga Tirana zyrtare të marrëveshjeve që ajo i ka lidhur me Prishtinën zyrtare? Ndoshta Vuçiq dëshiron dhe kërkon që Shqipëria të mos i zbatojë marrëveshjet e saj me Kosovën, siç ai vetë nuk ka zbatuar detyrimet që lindin nga marrëveshjet e Kosovës me Serbinë.

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Vuçiqi nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, e as të Kosovës. Nuk i përket atij të komentojë marrëveshjet e rregullta të dy shteteve të pavarura shqiptare. Ne e kuptojmë se nga perspektiva e tij prej ish-ministri të Millosheviqit dhe ish-sekretari të Sheshelit, Kosova është ende nën zgjedhën e Serbisë. Mirëpo, për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga shumica e demokracive të zhvilluara perëndimore, dhe në aleancë me to”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Vuçiq nuk vendos për shqiptarët – më 28 Nëntor ecim të bashkuar në Tiranë

Marshimi paqësor qytetar i datës 28 Nëntor në Tiranë, i organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! në Shqipëri, i paska shqetësuar propozuesit e idesë së “mini-Schengenit”. Së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur kërcënueshëm ndaj këtij aktiviteti publik.

Pse duhet ta shqetësojë Vuçiqin një aktivitet paqësor, që kërkon, ndër të tjera, zbatimin nga Tirana zyrtare të marrëveshjeve që ajo i ka lidhur me Prishtinën zyrtare? Ndoshta Vuçiq dëshiron dhe kërkon që Shqipëria të mos i zbatojë marrëveshjet e saj me Kosovën, siç ai vetë nuk ka zbatuar detyrimet që lindin nga marrëveshjet e Kosovës me Serbinë.

Vuçiqi nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, e as të Kosovës. Nuk i përket atij të komentojë marrëveshjet e rregullta të dy shteteve të pavarura shqiptare. Ne e kuptojmë se nga perspektiva e tij prej ish-ministri të Millosheviqit dhe ish-sekretari të Sheshelit, Kosova është ende nën zgjedhën e Serbisë. Mirëpo, për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga shumica e demokracive të zhvilluara perëndimore, dhe në aleancë me to. Vuçiqi dhe gjithë politikanët e tjerë shovenë, nuk mund ta zhbëjnë këtë realitet. As nuk mund ta evitojnë njohjen e Kosovës me formula si “mini-Schengeni”. Është në të mirën e qytetarëve të Serbisë që qeveria në Beograd të përqendrohet në respektimin e demokracisë dhe të drejtave të minoriteteve në vendin e tyre, si dhe të kultivojë marrëdhënie të mira me fqinjët duke normalizuar vetveten. Një shtet si Serbia, i cili nuk pranon dhe nuk kërkon falje për krimet e veta në Kosovë, ku ka vrarë në vitet 1990 mbi 1000 fëmijë, rreth 12.000 civilë, e ku kanë përdhunuar rreth 20.000 gra dhe kanë djegur e rrënuar mbi 120.000 objekte, dhe që ende, tani e 20 vjet fsheh gjurmët e krimit për mbi 1600 persona të pagjetur, është një shtet që nuk e do drejtësinë dhe e mbron krimin, një shtet që mban peng të ardhmen e vet dhe të qytetarëve të vet.

Parimi i vetëvendosjes së popujve kultivohet e zbatohet nga brenda në përputhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Vuçiq, me ndërhyrjet e tij kërcënuese nga jashtë, nuk është person i dëshiruar në Shqipëri, dhe aq më pak ka ai të drejtë të flasë në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në datën 28 Nëntor, për Ditën e Flamurit, në Tiranë, në orën 12:00, tek Monumenti i heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, me 16 kërkesat që janë bërë publike, ne marshojmë drejt monumentit të “Adem Jasharit” për të bashkuar kauzat e për integrim të mëtejshëm kombëtar drejt bashkimit. Gjejmë rastin t’i ftojmë edhe një herë qytetarët të ecim së bashku në solidaritet.

Tiranë, 25 nëntor 2019

Lëvizja Vetëvendosje!

Qendra në Shqipëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

26 September, 2025
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 September, 2025
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

26 September, 2025
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result