‘Tuttomercatoweb’ me shkrim fantastik për Amir Rrahmanin

albnews
By
1 Min Read

Hellas Verona në krye me Amir Rrahmanin po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin elitar italian Serie A.

Skuadra e Ivan Juric ka regjistruar fitore të rëndësishme sot ndaj Fiorentinas, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.

Si zakonisht, mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani luajti edhe sot nga fillimi e deri në fund për Veronën.

Mbrojtësi prishtinas u shqua për një paraqitje shembullore sot, derisa ishte prej më të mirëve në këtë ndeshje.

Për paraqitjen e Rrahmanit ka shkruar edhe mediumi i mirënjohur italian “Tuttomercatoweb”.

Mediumi në fjalë e vlerëson mbrojtësin nga Prishtina lart derisa shkruan:

Një gjigand në mbrojtje, dhe një mjeshtër i topave në ajër. Gjithashtu nuk i la asnjë hapësirë Riberisë, dhe ishte më i miri nga lojtarët në repartin e mbrojtjes“.

Share This Article