Presidenti i Francës Emmanuel Macron sot kërkoi nga Britania e Madhe që para samitit në Bruksel javën e ardhshme, të paraqesë planin dhe të ndalojë vonesën në Brexit, duke paralajmëruar se Londra rrezikon të përballet me një largim “të çrregullt” nga Bashkimi Evropian.
“Nëse Britania e Madhe nuk është e aftë të arrijë një zgjidhje që do të ketë mbështetjen e shumicës gati tre vjet pas referendumit, Brexit do të zgjidhet në vetvete pa një marrëveshje”, tha Macron.
Macron tha se pavarësisht nëse ky plan alternativ përfshin zgjedhje të parakohshme, referendum apo një vendim për bashkim doganor, vendimi i takon Britanisë së Madhe, por përgjigja sipas tij është e nevojshme menjëherë.
Kryenegociatori i BE-së Michel Barney më herët tha se pavarësisht nga një parashikim i zymtë, ende ekziston një shans për të arritur një marrëveshje mbi Brexit në samitin e Londrës më 10 prill.
Nëse BE dhe Britania nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët deri në atë kohë, Britania do të lërë zyrtarisht bllokun evropian zyrtarisht më 12 prill, pa asnjë marrëveshje,