Macron mesazh në turqisht për Mesdheun Lindor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për herë të parë nga llogaria e tij në Twitter bëri një postim në turqisht dhe një deklaratë lidhur me tensionet në Mesdheun Lindor.

“Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron.

Më 24-25 shtator në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian (BE) ku Mesdheu Lindor do të jetë në mesin e pikave të rendit të ditës.

Javën e kaluar në Ajaccio të Korsikës u mbajt Samiti i vendeve të Evropës Jugore, anëtare të BE-së.

Share This Article