Koronavirusi, numri global i rasteve ka tejkaluar 500000 persona

albnews
By
1 Min Read

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në mbarë botën janë infektuar me koronavirusin e ri, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH.

Më shumë se 20 000 pacientë me COVID-19 kanë vdekur, që kur sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri nisi të përhapet nga Kina në fund të vitit të kaluar.

“Këta janë numra tragjikë, por le të kujtojmë gjithashtu se në mbarë botën ka qindra mijëra të mbijetuar”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Share This Article