Macron në versionin ‘Rocky’ jehonë në media: Ka një mesazh për Putinin?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa foto bardhë e zi të Presidentit i Francës, Macron, me doreza boksi, veshur me një bluzë të zezë, duke u stërvitur në palestër, me shikimin e fiksuar te thesi dhe me fytyrë dhe muskuj të shtrënguar nga sforcimi, ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. “Rocky Macron” shkruan gazeta gjermane Bild duke komentuar se njeriu i parë Elysees po stërvitet dhe po formon një trup të fortë atletik. E çuditshmja është, siç komenton shtypi britanik, se bashkëshorti i “zonjës së parë” të Francës nuk është mësuar me fotosesione të ngjashme.

Fotot e postuara dje në Instagram nga fotografi zyrtar i presidentit francez, tregojnë se Macron duket më i vendosur se kurrë. Megjithatë, bazuar në fjalët e bashkëshortes së tij, Brigitte Macron, presidenti bënë stërvitje boksi “dy herë në javë” nga 45 minuta. Disa analistë por edhe ndjekës në rrjetet sociale që besojnë se zgjedhja e Macron për të publikuar këto foto vjen në një moment të caktuar politik.

Guardian shkruan se presidenti francez po imiton homologun e tij rus, i cili ka publikuar disa foto për t’u treguar bashkëqytetarëve të tij, por edhe komunitetit ndërkombëtar, se është në formë perfekte dhe gati për çdo gjë. Fotot e ‘boksierit” Macron janë si një kundërpërgjigje ndaj Presidentit rus Putin, I cili shpesh fotografohet lakuriq- nga mesi e lart- duke gjuajtur e peshkuar dhe hipur mbi në kalë në Siberi, shkruan Le Figaro.  Nuk kanë munguar edhe ndjekësit e rrjeteve sociale, të cilët vënë në dukje, anën simpatike të presidentit me muskuj.

Revista e grave, “Femme Actualle” komentoi se bashkëshorti I Brigitte Macron dëshiron të luftojë kundërshtarin e tij me “krahët e fortë”.

Share This Article