Macron viziton Beogradin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Beograd për një vizitë dy ditore.

Kjo vizitë e tij në Serbi po konsiderohet si një ripohim i miqësinë historike të të dy vendeve.

Aeroplani presidencial i Macron u ul në orën 15.30 në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit me nderime të larta shtetërore dhe u prit nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Në qendër të vëmendjes së kësaj vizite janë raportet bilaterale, por do të flitet edhe për Kosovën.

Vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Beograd, pas 18 vitesh, do ta vë presidentin Emmanuel Macron në një pozitë delikate.

Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. 

Share This Article