Putin shmang pyetjen për tanket: Në Gjermani janë trupat pushtuese amerikane

albnews
By
1 Min Read

Presidenti rus, Vladimir Putin, shmangu pyetjen për vendimin e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me Tanke, gjatë një vizite në një universitet në Moskë.

Megjithatë thumboi qeverinë e Berlinit dhe Europën duke thënë se në Gjermani gjenden ende trupat pushtuese amerikane.

“Aktualisht Gjermania është shteti më i madh europian, një gjigant i ekonomisë. Bashkimi Sovjetik zyrtarisht ka ligjëruar fundin e pushtimit të saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte e ndarë në katër sektorë, të njohura si pjesa amerikane, franceze, britanike dhe sovjetik. Të flasim drejtë dhe zyrtarisht, në territorin e Gjermanisë ka ende trupa pushtuese. Ky është një fakt. Atje ka shumë prej tyre madje”, tha Putin.

Share This Article