Makron pret Ramën në Francë, nuk kursen lëvdatat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri shqiptar Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në Paris.

Macron deklaroi se Parisi zyrtar është impresionuar nga reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria. Ai shtoi se Franca mbështet rrugëtimin europian të Tiranës.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar. Franca është angazhuar për rrugën europiane të Shqipërisë dhe më gjerë të vendeve të Ballkanit. Ne jemi bërë bashkë, kundër kërcënimeve të përbashkëta.

Shqipëria ka vijuar rrugën europiane me vendosmëri. Ju mund të kemi besim. Jemi të impresionuar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri. Dua të përshëndes fjalën e Shqipërisë në OKB. Tirana ka dhënë mbështetje për Ukrainën, kjo është tjetër mbështetje për Kievin”, u shpreh Macron.

Share This Article