Alpinistët gjatë ngjitjes duhet të respektojnë rregullat e distancës dhe të kryejnë matje të rregullta të temperaturës
Kina ka rihapur shpatin verior të Malit Everest për alpinistët, pasi vitin e kaluar ishte mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19)
Zyrtarët kinez njoftuan se kanë lejuar që 38 alpinistë të ngjiten në majën e Everestit me kusht që të tregojnë raportet e tyre shëndetësore dhe të vijnë nga rajonet e vendit me rrezik të ulët të infeksionit.
Ndërkohë u theksua se alpinistët gjatë ngjitjes duhet të respektojnë rregullat e distancës dhe të kryejnë matje të rregullta të temperaturës.