Mallorca dëshiron ta mbajë Muriqin, por problemi qëndron tek çmimi që kërkon Lazio për prizrenasin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi ka pasur një huazim mjaftë të suksesshëm në elitën e futbollit spanjoll La Liga te RCD Mallorca.

Sulmuesi kosovar iu bashkua skuadrës spanjolle në janar si huazim nga Lazio, ku me golat e tij arriti ta shpëtoj nga rënia në Segunda Divizon klubin bregdetar.

Por pas gjashtë muajve të kaluara në Spanjë, huazimi i Muriqiti ka përfunduar dhe lojtari është rikthyer te Lazio, skuadër që mbanë kartonin e tij.

Megjithatë e ardhmja e prizrenasit nuk pritet të jetë në Itali, pasi ai nuk dëshiron të qëndrojë te Lazio, por as klubi nuk e ka në plane dhe e ka nxjerrë në shitje.

Për të ardhmen e Muriqit ka folur edhe CEO i Mallorcas, Alfonso Diaz, i cili ka thënë se klubi ka limite dhe nuk mund t’i kënaq kërkesat e lacialëve që janë 12 milionë euro për prizrenasin.

“Po punojmë për Muriqin, por ka një diferencë të madhe mes asaj që mund të ofrojmë ne dhe asaj që kërkon Lazio. Ne i njohim burimet tona financiare, i dimë limitet dhe nuk mund t’i kalojmë ato”, deklaroi Diaz.

Mallorca ka bërë një ofertë zyrtare te Lazio prej tetë milionë eurove, ofertë që është dukur e ulët nga kryeqytetasit italianë. Gjithsesi në garë për reprezentuesin kosovar mbeten edhe dy gjigantët turk Galatasaray dhe Fenerbahce, por qëllimi i Muriqit është të qëndrojë në La Liga.

Share This Article