GJKKO masa ndaj Berishës dhe Malltezit për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”

albnews
By
1 Min Read

Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve

Zbardhen disa pjesë nga dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se janë të përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Dyshohet se Berisha, kryeministër në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani dhe kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij.

Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla.

Ndërkohë klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej.

Share This Article