Manchester Unitedi ka kaluar në fazën tjetër në FA Cup.
Të hënën në “Old Tafford”, skuadra e udhëhequr nga trajneri, Ralf Rangnick, ka mposhtur Aston Villan me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Scott McTominay. Ai shënoi në minutën e tetë të takimit.
Pas golit të pësuar Aston Villa krijoi më shumë raste shënimi, por ishte portieri David de Gea që nuk lejoi të mposhtej.
Në rundin tjetër, Manchester Unitedi do të takohet me Middlesbroughn.