Maqedoni, 14 të vdekur e 490 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 14 persona si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 490 raste pozitive, nga testimi i 3,073 të dyshuarve për koronavirus.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 198.464 raste, prej të cilëve 185.660 janë shëruar, ndërsa 7.012 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në Maqedoninë Veriore janë 5.974 raste aktive.

Share This Article