Maqedoni, 22 të vdekur dhe 1250 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 8.192 testime dhe janë regjistruar 1.250 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 421 janë në Shkup, 192 në Gostivar, 133 Tetovë, Kumanovë 80, Strumicë 67, Kërçovë 62, Strugë 53, Ohër 38, Prilep 25, Manastir 23, Dibër 19, Kavadar 15, Veles 13, Shtip 12, Sveti Nikole 11, Radovish dhe Vallandovë 10, Koçani dhe Berovë 9, Gjevgjeli dhe Resnjë 8, Kratovë 6, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica 4, Dellçevë, Vinica dhe Makedonski Brod 3, Negotinë dhe Demir Hisar 2 dhe Bogdanci 1.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar edhe 265 pacientë dhe 22 të tjerë kanë humbur jetën. Prej tyre nga 4 janë në Shkup dhe Tetovë, 3 në Gostivar, nga 2 në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër dhe nga një në Kumanovë, Veles dhe Vallandovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 167.991 qytetarë, ndërsa prej tyre 151.957 janë shëruar dhe 5.654 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 10.380.

Share This Article