Babai i Xhuljano Bullarit mëson LIVE se i kanë vrarë të birin

albnews
By
1 Min Read

Babai i Xhuljano Bullarit, 25-vjeçarit që u vra sot në Babicë të Vlorës, e ka marrë vesh lajmin e kobshëm teksa gazetari i Syri TV po e raportonte LIVE.

Në momentin që gazetari Enriko Gabaj thotë se është identifikuar viktima dhe se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Xhuljano Bullari, burri që ndodhej pas tij hedh një gur në tokë dhe vë duart në kokë, duke thënë: Mos!

Ai rezultoi të jetë babai i 25 vjeçarit, i cili në atë moment e kuptoi se djali i ishte vrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Babicë. Xhuljan Bullari, 25 vjeç me origjinë nga Elbasani, banues në Babrru të Tiranës është qëlluar 3 herë me armë zjarri nga autorët, por plumbi në kokë i ka shkaktuar vdekjen.

Bullari ka qenë i dënuar më parë për trafikim klandestinësh.

https://streamable.com/25nnco
Share This Article