Maqedoni, vdes një person nga virusi britanik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy raste të reja të variantit britanik të koronavirusit janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa lajmi u njoftua në “Tëitter” nga mjeku Goran Kungulovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”.

Sipas “Deutsche Welle”, bëhet fjalë për presona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit. Rasti i dytë është nga 18 janari, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë.

Më parë, lloji i ri britanik u zbulua në një 46-vjeçar nga Shkupi i cili tashmë ishte shëruar.

Mjekët paralajmërojnë se për shkak se transmetohet kaq lehtësisht ndryshe nga mutacionet e tjera, varianti britanik i virusit mund të bëhet dominues edhe në Maqedoninë e Veriut pas disa muajsh, si në shumë vende të tjera të botës.

Share This Article