Maqedonia e Veriut dhe Korridori i VIII, kush po e pengon ndërtimin e autostradës strategjike?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërtimi i korridorit të tetë, i cilësuar si paneuropian dhe me rëndësi strategjike edhe për NATO-n, që synon të lidhë portin e Durrësit nëpërmjet Maqedonisë së Veriut me atë të Varnës në Bullgari në Detin e Zi, duket se ka ngecur në Maqedoninë e Veriut.

Vetë kryeministri i këtij vendi, Hristijan Mickoski, në një deklaratë të bërë disa ditë më parë deklaroi se ndërtimi i këtij korridori do të vonohet të paktën deri në muajin korrik të këtij viti për shkak të kufizimeve në zonat e mbrojtura nga UNESCO, duke qenë se rruga kalon pranë liqenit të Ohrit dhe në disa zona ku janë gjetur artifakte.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, ku partitë opozitare shqiptare e shikojnë si një përpjekje të Mickoskit për të manipuluar opinionin publik, por edhe në Serbi, ku ministra të qeverisë e kanë quajtur si sukses të tyre mosndërtimin e korridorit të tetë në Maqedoninë e Veriut dhe dhënien e përparësisë korridorit të 10, që lidh Beogradin me Shkupin dhe më pas me Athinën.

Në fakt, edhe vetë faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i ndarë në opinione në lidhje me këtë çështje. Për kryetarin e komunës së Strugës, Mendi Qyra, korridori i tetë në Maqedoninë e Veriut, që parashikon ndërtimin e segmentit Trebenishtë-Strugë-Qaf Thanë, do të ndërtohet dhe se nuk ka asnjë vendim për anulimin e tij.

Mendi Qyra, kryetar i Komunës së Strugës, shprehet: “Por krejt ndryshe e shikojnë këtë çështje përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Aleancën Qytetare, nuk ka asnjë fakt që UNESCO po pengon ndërtimin e korridorit të tetë dhe japin argumentet e tyre se kjo është një përpjekje e kryeministrit Mickoski kundër interesit të shqiptarëve në rajon”.

Muajt në vijim pritet të përcaktojnë nëse pretendimet e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë të vërteta, apo korridori i tetë në këtë vend po ngadalësohet nga kriteret e UNESCO-s. 

Share This Article