Maqedonia e Veriut, në tri kamionë me targa polake zbulohen 11 migrantë! Shikoni ku ishin fshehur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut kanë arritur të kapin në flagrancë 11 emigrantë gjatë 2 javëve të fundit, të cilët tentuan të futeshin në territorin maqedonas, në mënyrë të paligjshme përmes pikës kufitare të Bogorodicës.

Emigrantët ishin me origjinë nga Siria, Pakistani, Kameruni dhe Kongo.

Kapja e 11 emigrantëve është e ndarë në 3 raste dhe ditë të ndryshme, por e përbashkëta mes tyre është që të gjithë tentuan të kalonin kufirin maqedonas të fshehur në kamionë me targa polake.

E ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit” kryesisht lëviz nga Turqia dhe Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë drejt vendeve evropiane që është destinacioni kryesor i migrantëve. Ata ikin nga zhvillimet luftarake dhe jostabilitetit ekonomik në vendet e tyre të origjinës.

Për këtë rrugë të rrezikshme trafikantëve u paguajnë shuma të majme të parave, kurse shpeshherë përfundojnë të plagosur, të rrahur, madje edhe të vdekur.

Share This Article