Sipas listës së publikuar në 21 maj, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook Mark Zuckerberg është duke u ngjitur në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg-ut, duke kaluar miliarderë si drejtuesi i Berkshire Hathaway, Warren Buffett dhe LVMH Moet Hennessy – kreu i Louis Vuitton dhe CEO Bernard Arnault.
Tani lista vlerëson se vlera neto e Zuckerberg është 87,8 miliardë dollarë, ndërsa Arnault vlerësohet 81,1 miliardë dollarë dhe Buffett vlerësohet me 68.9 miliardë dollarë.
Një vit më parë, këto renditje dukeshin pak më ndryshe. Zuckerberg ishte vlerësuar në 72.5 miliardë dollarë që nga 22 maji 2019, ndërsa Arnault ishte vlerësuar në 89.6 miliardë dollarë dhe Buffett ishte vlerësuar në 83.5 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat e Bloomberg.
Edhe një muaj më parë, të dy Buffett dhe Arnault ishin më lart se Zuckerberg. Sipas Bloomberg, që nga 20 prilli vlera neto e CEO e Facebook që ishte 68.1 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Buffett ishte 74.3 miliardë dollarë dhe e Arnault ishte 80.2 miliardë dollarë.
Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos dhe bashkëthemeluesi dhe filantropi i Microsoft, Bill Gates kryesojnë listën.
Rritja e Zuckerberg në listë vjen pasi Facebook raportoi financime më të mira seç pritej dhe rriti përdoruesit gjatë të tremujorit të parë deri në 29 prill. Facebook shtoi afër 44 miliard dollarë në vlerë të tregut në mëngjes pas raportit të fitimeve.
Kompania kohët e fundit bëri një lëvizje të madhe në paraqitjen tregtare elektronike duke lançuar Dyqane (Room), gjë që u mundëson bizneseve të krijojnë rafte dixhitale në Facebook. Gjigandi i rrjeteve sociale filloi gjithashtu në prill konkurrencën për Zoom të quajtur Messenger Rooms, i cili lejon përdoruesit të krijojnë dhoma komunikimi prej 50 personash.
Zuckerberg është ende shumë larg Gates dhe Bezos në listën e Bloomberg, por hendeku nuk është aq i madh sa ishte pothuajse një muaj më parë kur vlera neto e Bezos vlerësohej të ishte dyfishi i Zuckerberg./Business Insider