Europa Nostra vlerëson rolin e Metës: Teatri Kombëtar simbol i vlerave

 1,824 total views,  1 views today

Me anë të një postimi në “Twitter” Europa Nostra falënderon Presidentin e Republikës për angazhimin e tij, ndërsa shprehet se trashëgimia kulturore është burim kryesor për të ardhmen evropiane të vendit.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore si një burim kryesor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kyç të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike. Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”, shkruan Europa Nostra. 

Dje Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z. Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj. Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.

Në këtë videokonference u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •