“Marku s’mund të lidhë as këpucët e mia, ka frikë prej meje”, anglezi i hap sfidë mbretit shqiptar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Florian Marku është heroi i ditës. Mbreti shqiptar konfirmohet si një prej boksierëve më në formë pasi mposhti me KO në raundin e katërt një boksier me eksperiencë në boks.Gjyqtari ndërpreu ndeshjen, pasi e pa se Chris Jenkins nuk po qëndronte dot më përballë tij.

Pas ndeshjes Marku piketoi dy emra të rëndësishëm Conor Benn dhe Amir Khan.Kampionit shqiptar i ka ardhur një sfidë e hapur nga boksieri anglez Chris Kongo. Ky i fundit po shihte ndeshjen dhe pas eventit foli ashpër për Markun dhe i kërkoi duel.

“Marku thotë se e kanë frikë dhe po i shmangen, por s’është e vërtetë. Unë nuk i shmangem askujt, ja ku jam, gati të përballem me të. Jam futur dhe në ndeshje që e dija se mund ta humbisja, por guxova.“Jam rikthyer me fitore dhe jam gati. E pashë përformancën e tij sot, ai po humbiste, po humbiste vërtetë. Kishte një përformancë të dobët dhe e them me bindje.“Dua të ndeshem me të, ja ku jam. Me këtë performancë Florian Marku nuk mund të lidhë dot as këpucët e mia.

Ai ka frikë prej meje dhe po fshihet”, – tha ai. Chris Kongo është i 38 në renditjen botërore. Ai qëndron më lart se Marku në klasifikim, është britanik dhe ka 14 duele në shpinë. Kongo ka 13 fitore dhe një humbje. Një boksier kalibri.

Share This Article