“Marrëveshja për përballimin e refugjatëve”/ Rama në konferencë me Melonin në Itali: Një arritje e madhe!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te marrëveshja me Italinë për përballimin e refugjatëve, ku tha se është një arritje e madhe.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Marrëveshja  e sotme është shumë e rëndësishme. Ne jemi në  Evropa, jemi një shtet evropian dhe na mungon U para. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër, me gjithë respektin. Me një ndryshim historik kulturor. Të paguajmë atë borxh ndaj Italisë, flas për ditën e parë që ke mi ardhur në brigjet italiane. Në raste të tjera, nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet.”, u shpreh Rama.

Share This Article