Artan Hoxha sapo është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës. Ai ka mundur që të sigurojë deri tani rreth 54% të votave të pedagogëve ndërkohë që vazhdon numërimi i votave të studentëve. Artan Hoxha ka marrë 348 vota nga pedagogët dhe stafi akademik, ditën e sotme. Ndërsa kundërshtaret e tij në zgjedhje, Mimoza Hafizi, ka marrë 176 vota, dhe Kozeta Sevranit, 122 deri më tani, ku procesi po vazhdon me numërimin e votave të studentëve.