“Marrëveshje ekstradimi me Dubain”, kandidatët për ambasadorë prezantojnë objektivat

albnews
By
1 Min Read

Më shumë vëmendje për Kosovën dhe marrëveshje ekstradimi me Dubain. Këto ishin dy prioritetet kryesore që prezantuan para komisionit, kandidati për Ambasador në NATO, Ilir Gjoni dhe i propozuari për Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi.

Gjoni tha para Komisionit për Politikën e Jashtme se do të punojë për të nxitur më shumë vëmendjen e NATO-s në rajon.

Ndërsa Ridi Kurtezi tha se prioritet do të ketë realizimi i një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara, i cili jo pak herë është cilësuar si vendi që strehon bosët e mafies.

Të radhës që prezantuan platformat e tyre para komisionit ishin gazetari Mustafa Nano i cili është propozuar për ambasador në Zvicër dhe Majlinda Frangaj për selinë e shenjtë në Vatikan.

Fjalën e fundit  për kandidaturat e tyre e jep presidenti me dekret.

Share This Article