ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar 1 hour ago
Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve 1 hour ago
“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë 1 hour ago
Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit 1 hour ago
Tre muaj pasi dhanë dorëheqje si drejtorë në bashkinë Durrës, një pjesë e madhe e zyrtarëve vijojnë ende në krye të detyrës 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Martin Camaj, poeti që u përndoq/ Nuk bashkëpunoi me sigurimin e shtetit, zbardhet e vërteta në 100 vjetorin e lindjes

albnews by albnews
14 October, 2025
in Albania, Kulture
0
Martin Camaj, poeti që u përndoq/ Nuk bashkëpunoi me sigurimin e shtetit, zbardhet e vërteta në 100 vjetorin e lindjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkrimtari Martin Camaj nuk bashkëpunoi asnjëherë me ish-Sigurimin e Shtetit është konkluzioni i një hetimi të gjerë të bërë nga Autoriteti i Dosjeve për dosjen e tij, që për habi u hap 10 vite pas arratisjes së poetit në 1948, së bashku me Gjon Destanishën dhe Lazër Marku, që ish-Sigurimi I kërkoi t’i spiunonte.

“Sigurimi i Shtetit ka qenë një institucion represiv, një institucion që nuk i donte shqiptarët, nuk i donte jokomunistët, dhe ne shohim një dosje që është krijuar 10 vite pasi është arratisur Martin Camaj, shohim një dosje që është përpiluar për një armik të Sigurimit të Shtetit”, shprehet Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve.

RelatedPosts

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

Tre muaj pasi dhanë dorëheqje si drejtorë në bashkinë Durrës, një pjesë e madhe e zyrtarëve vijojnë ende në krye të detyrës

Camaj nuk iu nënshtrua terrorit ideologjik dhe shtegtoi jashtë vendit, nga ku ndiqte me shumë ndjeshmëri situatën në atdhe.

“Është një dosje që vetëm i sjell nder dhe dinjitet Martin Camajt dhe nuk vërteton që Martin Camaj ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Në dosje paraqitet një përpjekje për të denigruar figurën e tij, në mënyrë që të mos kishte pushtet kulturor, intelektual dhe politik për të cenuar pushtetin në Shqipëri. Ky ishte thelbi i Sigurimit të Shtetit”, thotë Prof. As. Albert Nikolla, anëtar i Autoritetit të Dosjeve.

Në raportin përfundimtar, theksohet se ndaj Camajt u ushtrua presion dhe se dokumenti që mban firmën e tij për bashkëpunim me ish-Sigurimin është i rremë.

“Tentativa e marrjes në bashkëpunim e Martin Camajt është kryer nën presionin e arrestit dhe si pjesë e praktikave standarde të ish-Sigurimit të Shtetit, për kontrollin e individëve me ndikim. Nuk ka asnjë provë ose të dhënë të identifikuar në dokumente arkivore të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit që të vërtetojë, që ai ka dhënë informacion”, shton më tej Nikolla.

Gjetje të tilla ndriçojnë më tej figurën e Camajt, që me poezitë dhe shkrimet e tij, u dallua për tingujt e jashtëzakonshëm dhe për fuqinë e thellë të mendimit.

 “Raporti i Camajt me gjuhën shqipe, me atë që ai i dha modernitetit të vargjeve shqipe, në një kohë kur mendohej që ky modernitet nuk ekzistonte, por ne e kishim në diasporë, kontributi i tij në ngritjen e katedrës së gjuhës shqipe në Katedrën e Mynihut, pikërisht ky kontribut duhet nxjerrë në pah”, u shpreh Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës dhe Librit dhe Leximit.

Publikimi i dosjes hetimore të Camajt erdhi në 100- vjetorin e lindjes së poetit të papërsëritshëm në gjuhë dhe stil.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

14 October, 2025
Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

14 October, 2025
“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë

“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë

14 October, 2025
Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit

Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result