Masakër në Shkodër, dy të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Dobraç të Shkodrës. Sipas asaj që raportohet dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë, ndërsa dy të tjerë të plagosur.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. Drejt skenës së krimit, në zonën e njohur si ish-SMT, ndodhet policia, e cila ka nisur menjëherë hetimet.

Dyshimet e para janë që kemi të bëjmë me një përplasje mes bandave rivale.

Në trotuar shihet i shtrirë një trup i pajetë. Ndërkohë duket se plumbat janë qëlluar drejt një “Benz”-i, i cili është përplasur më pas me një mur. Megjithatë dinamika e kësaj masakre është ende e paqartë.

Po sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se mes viktimave është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit. Sa i përket viktimave të tjera identitetet e tyre për momentin nuk dihen. Ka raportime se mes viktimave është një kalimtare e rastit, por kjo nuk është e konfirmuar.

Share This Article