Njerëzit në Britani janë paralajmëruar se kanë një rrugë të gjatë për të bërë, përpara se masat e kufizimit për frenimin e përhapjes së koronavirusit të lehtësohen, që, sipas këshilltarit shkencor të Britanisë së Madhe, Patrick Vallance, mund të zgjasin edhe një muaj tjetër, raporton “The Guardian”.
Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, tha se ishte absolutisht e rëndësishme për të mos hequr dorë në këtë pikë.
“Ne nuk presim që të bëjmë ndonjë ndryshim në masat që ekzistojnë aktualisht dhe nuk do të bëjmë derisa të jemi të sigurt, aq të sigurt sa mund të jemi realisht, se çdo ndryshim i tillë mund të bëhet”, sqaroi Raab.
Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social njoftoi sot se 11 329 pacientë spitalorë në Britaninë e Madhe kanë vdekur tashmë nga COVID-19, me 717 vdekje të reja më shumë nga numri i përgjithshëm i ditës së kaluar.