“Masë anti-Covid”, Koreja e veriut e vrau dhe më pas e dogji zyrtarin e Koresë së Jugut

 1,482 total views,  1 views today

Një zyrtar i Koresë së Jugut është qëlluar për vdekje dhe më pas  trupi i tij është djegur nga trupat e Koresë së Veriut.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut ky akt brutal duhet dënuar menjëherë.

Seul tha se burri ishte zhdukur nga një anije patrullimi afër kufirit dhe më vonë u gjet në ujërat e Veriut.

Ushtarët e Koresë së Veriut e qëlluan atë ja lyen trupin me vaj dhe më pas e dogjën.

Koreja e Veriut ka forcuar kufijtë e saj dhe mendohet të ketë një politikë “të vrisni për të vrarë” për të parandaluar hyrjen e koronavirusit në vend.

“Zyrtari ka qenë duke punuar për departamentin e peshktimit. Ai ndodhej në varkën e tij  rreth 10 km larg nga kufiri me Veriun, pranë ishullit Yeonpyeong.  Babai 47-vjeçar i dy fëmijëve kishte lënë këpucët pas në anije. Besohet se ai kishte qenë duke u përpjekur të defektohet.

Një anije patrullimi e Koresë së Veriut gjeti burrin, i cili kishte veshur një xhaketë shpëtimi, në det rreth orës 15:30 me kohën lokale të Martën. Ata e morën në pyetje dhe më pas e qëlluan direkt në ujë”– tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Trupat e Koresë së Veriut pastaj dogjën kufomën ndërsa ishin në det, thanë zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes të Koresë së Jugut, duke shtuar se ata besonin se kjo mund të ketë qenë një masë anti-koronavirus.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •